Në Lajthiza, misioni ynë është të mbrojmë pastërtinë e natyrës dhe ta përcjellim të paprekur në çdo pikë uji që ndajmë me botën.
Ne jemi të përkushtuar të ofrojmë ujë mineral natyral me cilësinë më të lartë, të ambalazhuar direkt në burim me teknologji të avancuar dhe të qëndrueshme, që ruan freskinë dhe balancën natyrore të tij.
Përtej hidratimit, synojmë të frymëzojmë një mënyrë jetese të pastër, të përgjegjshme dhe në harmoni me natyrën.
Çdo vendim që marrim, nga burimi deri te paketimi, pasqyron bindjen tonë se cilësia e vërtetë lind nga ekuilibri midis njeriut dhe mjedisit.
Për këtë lloj konsumatori shumë delikat, Lajthiza vitet e fundit ka instaluar linjën e paketimit Tetrapak (në karton), ku mbushja bëhet në një ambient krejtësisht të mbyllur, pa asnjë kontakt me ajrin dhe dritën, me një material 87% i rinovueshëm, 100% i riciklueshëm dhe me tapa të përbëra nga kallam sheqeri.
Në Lajthiza, kujdesi për mjedisin është pjesë e çdo zgjedhjeje që bëjmë. Ne përqafojmë teknologji të qëndrueshme dhe ambalazhime të riciklueshme, duke reduktuar ndjeshëm ndikimin në natyrë.
Riciklimi i produkteve të plastikës arrin deri në 30%, duke i mbledhur nga konsumatori dhe duke i ri-injektuar në shishet PE.
Produkti i rikthyeshëm në formatin qelqit, pa asnjë ndotje në ambient.
Produkti i rikthyeshëm në formatin 19 L në polikarbonat, me zero ndotje në ambient.
Paketimi i kartonit Tetra Pak është 81% i riciklueshëm dhe prodhon 18% më pak CO₂ për ambientin
Riciklimit të produkteve të plastikës deri në masën 30%duke e mbledhur atë nga konsumatori dhe duke e ri-injektuar në shishet PE
Produktin e rikthyeshem në formatin qelqit, pa asnjë ndotje në ambjent .
Produktin e rikthyeshëm të formatit 19 L në polikarbonat , me zero ndotje në ambjent.
Paketimin e kartonit, Tetra Pak që është 81% I riciklueshëm dhe me 18% me pak CO2 për ambjentin.