Rreth Nesh
Kompania Lajthiza Invest sh.a e themeluar në vitin 1999, ka investuar pa ndërprerje në një zonë të thellë malore në Veri-Lindje të Shqipërisë, në fshatin Lajthizë, Pukë, Bashkia Fushë-Arrëz me fabrikën e saj të prodhimit dhe ambalazhimit të ujit natyral. Fabrika e ujit natyral Lajthiza është ndërtuar në lartësinë 1200m mbi nivelin e detit, ndërsa burimi rrjedh nga një masiv malor 1600m mbi nivelin e detit.
Ky ujë dallohet prej ujrave të tjerë për shkak të cilësisë së veçantë dhe vlerave speciale që gëzon në të vërtetë struktura e ujit “Lajthiza”.