I rekomanduar edhe për fëmijë
Uji Lajthiza është mineralisht i lehtë dhe bakteriologjikisht i pastër.
Uji Lajthiza buron nga mali i Roshit në Lajthizë të Pukës, i cili ndodhet në një zonë të rrethuar tërësisht me male ku lartësia e tyre arrin 1600m mbi nivelin e detit. I filtruar në mënyrë natyrale nga shkëmbinjtë magmatikë.
Ky ujë dallohet prej ujrave të tjera për shkak të cilësisë së veçantë dhe vlerave speciale që gëzon në të vërtetë struktura e ujit “Lajthiza”.
Uji Lajthiza është mineralisht i lehtë dhe bakteriologjikisht i pastër.
Lajthiza Invest është kompania e parë prodhuese që i ofron tregut një paketim kartoni me bazë bimore Tetra Pak®, për të gjithë konsumatorët e Ballkanit, Europës Lindore e më tej.
Lajthiza Premium Water është i pari prodhues që lëshon në treg ujin me paketim kartoni me bazë bimore, për konsumatorin e Europës Lindore.
Kompania Lajthiza Invest sh.a e themeluar në vitin 1999, ka investuar pa ndërprerje në një zonë të thellë malore në Veri-Lindje të Shqipërisë, në fshatin Lajthizë, Pukë, Bashkia Fushë-Arrëz me fabrikën e saj të prodhimit dhe ambalazhimit të ujit natyral. Fabrika e ujit natyral Lajthiza është ndërtuar në lartësinë 1200m mbi nivelin e detit, ndërsa burimi rrjedh nga një masiv malor 1600m mbi nivelin e detit.
Lexo më shumë