Injektimi:
Lajthiza® realizon një proçes me teknologji të lartë injeksioni në PET dhe HDPE, me makineri të prodhuara nga kompania o NESTAL (Zvicër) dhe KRAUSS MAFFEI (Gjermani), ketu.
Linjat e prodhimit janë teknologjia më e avancuar për proçeset e fryrjes, mbushjes, taposjes dhe paketimit, pothuajse që të gjitha të prodhuara nga kompania KRONES AG (Gjermani) ketu.
Linja më e re përdor teknologjinë inovative ErgoBloc, që integron fryrjen, mbushjen, etiketimin dhe mbylljen e shisheve në një proces të vetëm. ketu
Linja Bardi, ka kapacitet të lartë të mbushjes së ujit në formatin 19 L ketu.
Sistemi i filtrimit të ujit është sistem i integruar 3M (SHBA) ketu.
Mbushja kryhet vetëm me gravitet, direkt nga burimi e në filtër dhe pastaj në shishe pa ia prishur strukturën ujit, pa parë në asnjë moment dritën e diellit, pa përdorur asnjë lloj pompe, pa trajtimin e ujit, pa korrektimin e tij, absolutisht pa ndotjen e ujit në sajë të përdorimit të tubacioneve inoksi hermetike.
Ky proces siguron që: “Lajthiza Premium Water” të jetë cilësia më e mirë e ujit në treg.