Kompania Lajthiza Invest sh.a, e themeluar në vitin 1999, ka investuar pa ndërprerje në një zonë të thellë malore në Veri-Lindje të Shqipërisë, në fshatin Lajthizë, Pukë, Bashkia Fushë-Arrëz, me fabrikën e saj të prodhimit dhe ambalazhimit të ujit natyral.
Fabrika e ujit natyral Lajthiza është ndërtuar në lartësinë 1,200 m mbi nivelin e detit, ndërsa burimi rrjedh nga një masiv malor 1,600 m mbi nivelin e detit, me një strukturë shkëmbore magmatike. Kjo është arsyeja pse uji i “Lajthizës” ka një shije shumë të veçantë, është mineralisht i lehtë dhe ndihmon tretjen gjatë gjithë ditës dhe në çdo veprimtari që kryeni. Me një balancë perfekte midis anioneve dhe kationeve, çdo person mund të pijë një sasi të pakufizuar të ujit Lajthiza gjatë ditës.
Burimi ynë natyror i ujit klasifikohet si ujë – i pasur dhe i balancuar me minerale, bakteriologjikisht i certifikuar dhe me cilësi të veçanta për shëndetin, duke u konsideruar si “Uji Premium”.
Vende
Injektimi:
Lajthiza® realizon një proçes me teknologji të lartë injeksioni në PET dhe HDPE, me makineri të prodhuara nga kompania o NESTAL (Zvicër) dhe KRAUSS MAFFEI (Gjermani), ketu.
Linjat e prodhimit janë teknologjia më e avancuar për proçeset e fryrjes, mbushjes, taposjes dhe paketimit, pothuajse që të gjitha të prodhuara nga kompania KRONES AG (Gjermani) ketu.
Linja më e re përdor teknologjinë inovative ErgoBloc, që integron fryrjen, mbushjen, etiketimin dhe mbylljen e shisheve në një proces të vetëm. ketu
Linja Bardi, ka kapacitet të lartë të mbushjes së ujit në formatin 19 L ketu.
Sistemi i filtrimit të ujit është sistem i integruar 3M (SHBA) ketu.
Mbushja kryhet vetëm me gravitet, direkt nga burimi e në filtër dhe pastaj në shishe pa ia prishur strukturën ujit, pa parë në asnjë moment dritën e diellit, pa përdorur asnjë lloj pompe, pa trajtimin e ujit, pa korrektimin e tij, absolutisht pa ndotjen e ujit në sajë të përdorimit të tubacioneve inoksi hermetike.
Ky proces siguron që: “Lajthiza Premium Water” të jetë cilësia më e mirë e ujit në treg.
Lajthiza® është e vetmja kompani shqiptare që është “All in One”. Ajo mbulon 100% të tregut të Republikës së Shqipërisë. Shitja, transporti dhe marketingu kryhen vetë nga Lajthiza.
Transportimi i ujit kryhet direkt nga fabrika e prodhimit në Pukë për në magazinat e saj në Tiranë, Durrës dhe Kavajë, dhe deri tek distributorët që gjenden në të gjithë Shqipërinë.
Kompania Lajthiza® përdor mjete të tonazhit të lartë, siç janë trajlerat e markës Actros (Mercedes-Benz).
Shitja kryhet nga vetë Lajthiza® duke përdorur mjete tip furgoni me kapacitet mbajtës deri në 3.5 ton, të markës Mercedes-Benz. Flota për shitje përbëhet nga rreth 120 furgona, të cilët janë të shpërndarë në Tiranë, Durrës dhe Kavajë, ndërsa pjesa tjetër mbulohet nga distributorët, të cilët kanë furgona me logon zyrtare të “Lajthiza”.
Kompania Lajthiza® në shitje ndjek të dyja format: presales dhe direct sales.