Kompania Lajthiza Invest sh.a. është Shoqeri Anonime e themeluar në vitin 1999. me Kapitali: 100% shqiptar. Aktiviteti ynë konsiston në prodhim, transport dhe sherbim Import-Export.

Kompania “Lajthiza Invest” sh.a, e themeluar ne vitin 1999, ka investuar qe nga viti 1996 ne zonen Veri-Lindore te Shqiperise ne aksin e Rruges Kombetare Shkoder-Kukes, pikerisht ne Komunen e Qafes Malit ne fshatin Lajthize, Puke, ne Stabilimentin e Prodhimit dhe Ambalazhimit te ujrave Natyrale.

Kjo eshte nje zone e thelle malore ku Stabilimenti ngrihet ne lartesine 1.200 m ndersa burimi del nga nje lartesi 1600 m mbi nivelin e detit.

Marke e Rregjistruar. Numri i Rregjistrimit: 13186. Leshuar nga “Drejtoria e Pergjithshme e Patentave dhe Markave”.

Patente: Uje Natyral Burimi “Lajthiza”. Pronesi Industriale.

Nr.License: LN-3104-03-2011. Leshuar nga “Ministria e Ekonomise dhe Energjetikes”. (QKL)

Kodi: II.1.A (1)

Vendi I kryerjes se veprimtarise: Qarku Shkoder, Rrethi: PUKE, B/K:Puke, Q/F: LAJTHIZE,

 

Cilesia

Uji “Lajthiza” eshte i kontrolluar ne menyre te vazhdueshme  nga Organet shterore te Higjenes dhe te Agjensise dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, eshte i certifikuar nga kontrolli i cilesise (i detyrueshem) HACCP si dhe i certifikuar dhe kontrolluar nga (SGS) Instituti prestigjoz “Fresenius”, Munchen, Gjermani (duke iu permbajtur standarteve Europiane te ruajtjes se burimit te ujit, ruajtjen e flores, te zones, perzgjedhjen e teknologjise si dhe mbushjen e ujit ne menyre higjenike duke ruajtur standartet e ketij uji per konsum ne tregun e brendshem dhe export ne tregun Europian). Uji “Lajthiza” tashme i ka prekur keto tregje. Cilesia e ujit “Lajthiza”, garantohet nepermjet filtrimit absolut me filtra fundor 02 Micron (2/10000 mm), pa perdorur asnje nderhyrje ose korrektim tjeter teknologjik, qe filtron dhe nderpret procesin e filtrimit ne menyre automatike (ne baze te kodit te ngjyrave: jeshile, verdhe, e kuqe).

Origjina e Ujit

Zona e rrethuar teresisht me male mbizoterohet nga Mali i Roshit, nga i cili buron edhe uji i mrekullueshem qe derdhet lirshem ne fshatin Lajthize. Masivi malor me lartesi 2.000 m,   mbi nivelin e detit, ushqehet me reshjet e debores dhe te shiut si dhe shkrirja e akullnajave pergjate gjithe vitit, duke krijuar nje formacion hidrogjeologjik te pamase (pellg–mbajtes uji).

Perberja e tokes nga ku del uji ka nje origjine vullkanike te shkembinjve magmatik te zinj. Carja e tyre ne thellesi te tokes dhe shtresat ranore te ketij masivi i bejne ketij burimi nje filtrim te mrekullueshem maksimal natyral, me gjasa teper te rralla shfaqieje ne bote dhe me nje dalje te sigurte natyrale te njetrajtshme ku jane dashur mijra vite qe kjo strukture e jashtezakonshme hidrogjeologjike te marre formen e nje delte (burim) deri ne diten e sotme.

Mbrojtja

Mbrojtja si dhe rruga qe pershkon cdo pike e ujit duke penetruar nepermjet masivit te alpeve e duke arritur deri tek burimi i “Lajthizes”, i siguron atij pastertine e padiskutueshme si edhe ekuilibrin e tij te pashoq dhe te pandryshueshem persa i perket permbajtjes se elementeve minerale te ketij uji, ku e tere rruga pershkuese nentokesore e ketij uji eshte nje proces qe nuk mund te pershpejtohet, nderpritet apo ndryshohet. Uji i Burimit “Lajthiza” eshte aq i paster dhe natyral saqe nuk ka nevoje te mbrohet apo trajtohet ne menyra te tjera. Shija e ujit Lajthiza ka nje karakter unik (sipas pershkrimit te eksperteve te produkteve ushqimore) ka karakterin e shijes si “te qumeshtit”.

Zona ku buron uji eshte nje zone e mbeshtjelle me masiv halor (pisha) dhe te ahut teresisht e gjelberuar duke e ruajtur kete burim nga ndotja e faktoreve te jashtem natyror apo njerezor.

This post is also available in: English